Albanologu dhe eksploratori Hahn kur kaloi në këtë zonë e përshkroi:
Vetë kështjella ndodhet në majën më të lartë të vargut kodrinor që shtrihet ndërmjet këtyre dy luginave […] Pjesa e këtij vargu kodrinor që takohet fillimisht në këtë majë quhet Varosh dhe thuet se këtu të ketë qenë vendosur qyteti në kohët e lashta
Sipas autorit Papajani kjo kala është braktisur në kohën e Gjon Kastriotit, dhe më vonë nuk u rindërtua më. Pas pushtimit të Krujës nga osmanët, aty u bënë disa rindërtime, si dhe u ndërtuan një objekt kulti.

